Trump i jep ultimatum OBSH-së mbi trajtimin Covid-19

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër kreut të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) duke kërcënuar se do të tërheqë fondet e SHBA-së për Covid-19 përgjithmonë.

Letra përshkruan një afat 30-ditor që organizata të angazhohet për “përmirësime thelbësore” ose të rrezikojë të humbasë miliona dollarë dhe daljen e SHBA.-ve nga OBSH-ja poashtu.

Letra drejtuar shefit të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, kritikon fazat e përgjigjes së organizatës pothuajse që nga dhjetori.

Më herët të hënën, zoti Trump e quajti organin shëndetësor të KB “një kukull të Kinës”.

Presidenti, i cili përballet me procesin e zgjedhjeve këtë vit, edhe vetë është kritikuar për trajtimin e tij të pandemisë, por për këtë ai ka fajësuar Kinën në lidhje me përpjekjen e saj për të mbuluar shpërthimin e virusit dhe ka akuzuar OBSH-në që nuk e ka mbajtur përgjegjës Pekinin zyrtarë.

Kina ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke argumentuar se vendi kishte lëshuar informacione “në mënyrë të hapur, transparente, të përgjegjshme dhe në kohë”.

Përndryshe, SHBA-të kanë më shumë se 1.5 milion nga 4.8 milion raste të konfirmuara të koronavirusit në botë, me më shumë se 90,000 vdekje.

@Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment