Trump anulon takimin me Putin në G20, shkaku i Ukrainёs

Presidenti i SHBA dhe ai i Rusisë kishin programuar një takim mes tyre të shtunën e ardhshme në Buenos Aires gjatë mbledhjes së G20, por gjithçka është anuluar dhe shkak është bërë situata e tensionuar në Detin e Zi, kur po përplasin “brirët” Ukraina dhe Rusia, bёn tё ditur Kabllogrami

Ka qenë vetë Trump, ai që ka anuluar takimin me kreun e Kremlinit, duke theksuar se një samit i ngjashёm mund të mbahet pasi të zgjidhet problemi i krijuar.

“Duke pasur parasysh faktin se anijet dhe marinarët nuk u kthyen në Ukrainë nga Rusia, vendosa që të ishte më mirë për të gjithë palët e përfshira që të anulonin takimin e planifikuar në Argjentinë me presidentin Vladimir Putin. Pres me kënaqësi një samit të rëndësishëm sapo të zgjidhet kjo situatë!”, shkruan Trump në Twitter. /©kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment