Pavarësisht temperaturave të ulëta, trajnimi në dimër është me të vërtetë i rëndësishëm dhe sporti nuk duhet të neglizhohet kurrë. Megjithatë, jo të gjithë e dinë se sa e rёndёsishme pёr shёndetin ёshtё të bëjnё aktivitete fizike jashtë, transmeton Kabllogrami
Kur temperaturat bien, dëshira e shumë njerëzve është të qёndrojnё nё shtёpi e tё mbështillen me batanije dhe të pinë çaj të nxehtë.
Nuk është e mundur për të gjithë, sidomos pёr ata qё punojnё me orare tё gjata. Megjithatë, nëse mund të arrihet, ne mund tё bёjmё stërvitje në natyrё edhe gjatё dimrit, sidomos nё ambiente malore ku ajri nё dimёr ёshtё vet shёndeti.
Fakt tjetёr, ёshtё se, i ftohti ndihmon që të digjni më shumë kalori. Kjo ndodh sepse trupi ka nevojë për më shumë energji gjatë dimrit në mënyrë që të ruajë temperaturën e duhur të trupit. Nëse, pra, bëjmë sport në natyrë, trupi do të djegë më shumë yndyra e kalori për të arritur qëllimin e tij.
Tjetёr arsye ёshtё fakti se, humbja e peshës së tepërt në një periudhë të shkurtër kohe nuk është e mirë për shëndetin, prandaj nëse doni të fitojmë verën, trajnimi i dimrit është ajo që na nevojitet. /©Kabllogrami/