Trajkoviq në njëvjetorin e vrasjes së Ivanoviqit: Prokuroria e Kosovës po punon shumë mirë, Serbia e komprometuar

Kryetarja e Lëvizjes evropiane për Kosovën Rada Trajkoviq, në njëvjetorin e vrasje së liderit ë Iniciativës qytetare SDP Oliver Ivanoviq, ka thënë se Prokuroria e Kosovës po punon shumë mirë lidhur me hetimet për këtë vrasje.

Ajo, siç përcjell “danas” ka theksuar se serbët në Mitrovicën veriore janë frikësuar të flasin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe kjo tregon se organizatorët e atentatit kanë qenë në këtë qytet, transmeton koha.net.

„Rasti pastaj është transferuar në Prishtinë dhe ata që u shkuan atje u ndien më sigurt sepse nuk rridhnin informatat. Prokuroria nuk flet shumë e ajo që aktualisht e karakterizon Beogradin është se institucionet shtetërore serbe janë thellësisht të komprometuara , thotë Trajkoviq.

Kjo gjë, ka thënë ajo, shihet nga fakti se presidenti i shteti deklaron se poligrafi është metodë relevante e konfirmimit ë vërtetësisë dhe kështu e mbron funksionarin e listës Serbe Milan Radoiqi të cilin Prokuroria e Kosovës është përpjekur ta kishte për ta marrë në pyetje dhe ta paraburgoste pasi ka indice se ka marrë pjesë në organizatën terroriste e cila e ka vrarë Oliverin.

„Nëse dikur Serbia ka qenë shtëpi e sigurt për Mladiqin e Karaxhiqin, është e qartë se ky pushtet po përpiqet ta bëjë shtëpi të sigurt për Radoiçiqin. Mendoj se do të vijë momenti e vullneti për hetime të sinqerta, para së gjithash në Beograd dhe bashkëpunimi të jetë në nivel. Nëse Oliveri është mbajtur tri vjet në paraburgim në kuadër të procedurës së hetimeve, pse Radoiçiqi nuk do të dorëzohej Kosovës i cili është më pak i vlefshëm për serbët“, ka thënë ndër të tjera Trajkoviq. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment