Thaçi u shërben drekën ushtarëve e i kërkon Qeverisё rritjen e pagave për ta

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme drekoi me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në deklaratën e tij pas kësaj dreke, Thaçi ka thënë se ka bërë kërkesë në Qeveri që të ketë rritje të pagave për të gjithë pjesëtarët e FSK-së, pёrcjell Kabllogrami

Sipas deklaratёs sё Thaçit tё postuar nё faqen e tij zyrtare tё rrjetit social “Facebook”, ka treguar se sot në kazermën “Adem Jashari”, u ka shërbyer drekën ushtarëve, të cilët çdo ditë i shërbejnë atdheut dhe qytetarëve tanë.

“Si Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot edhe zyrtarisht kërkova nga Qeveria e Kosovës rritje të pagave për ushtarët e Republikës së Kosovës” ka thёnё Thaçi mes tjerash nё postimin e tij nё Facebook, pёrcjell Kabllogrami.

Nё vijim mund ta lexoni tё plotё postimin e haçit nё Facebook:

Në kazermën “Adem Jashari”, me kënaqësinë më të madhe u shërbeva drekën ushtarëve, të cilët çdo ditë i shërbejnë atdheut dhe qytetarëve tanë.

Pas kthimit nga seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u rikonfirmua edhe një herë mbështetja e partnerëve për Ushtrinë e Kosovës, miratimi unanim në Kuvend vlerësoi se ishte e arritura më e madhe e këtij viti.

Si Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot edhe zyrtarisht kërkova nga Qeveria e Kosovës rritje të pagave për ushtarët e Republikës së Kosovës”. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment