Hashim Thaçi ka treguar se ёshtё takuar sot me kryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin, ku biseduan për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pёrcjell Kabllogrami
Presidenti i vendit nё deklaratёn e tij ka thёnё se për Republikën e Kosovës është shumë e rëndësishme që ne ta forcojmë edhe më shumë unitetin e krijuar politik.
Thaçi tutje ka shtuar se, ne do të koordinohemi përgjatë gjithë procesit të bisedimeve me Serbinë dhe këtë momentum të krijuar do të mundohemi ta shfrytëzojmë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme, e cila Kosovës duhet t’ia sigurojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE, raporton Kabllogrami.
Nё vijim deklarata e plotё e Thaçit e bёrё nё faqen e tij zyrtare nё rrjetin social Facebook:
“Me kryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin, sot biseduam për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ne, së bashku, do të koordinohemi përgjatë gjithë procesit të bisedimeve me Serbinë dhe këtë momentum të krijuar do të mundohemi ta shfrytëzojmë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme, e cila Kosovës duhet t’ia sigurojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE.
Për Republikën e Kosovës është shumë e rëndësishme që ne ta forcojmë edhe më shumë unitetin e krijuar politik.
Si President i Kosovës, i falënderoj kryesuesit e Ekipit Negociator për gatishmërinë e tyre që të marrin përgjegjësi dhe u bëjë thirrje edhe një herë të gjitha subjektet politike, që të bashkohen dhe të flasin me një zë për Kosovën. HTH” /©Kabllogrami/