Thaçi takohet me Bahtirin: Thotë se bashkimi i Mitrovicës është proces i pandalshëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka zhvilluar një takim me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti Thaçi nëpërmjet në postimi në faqen e tij në rrjetin social facebook, transmetom Kabllogrami.

Sipas konkludimit të Thaçit, bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm. Ai ka thënë se tani e kanë radhën të veprojnë Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca.

“Bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm. Në takim me kryetarin Bahtiri konstatuam se qytetarët e Mitrovicës e kanë thënë fjalën e tyre. Tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Për bashkimin e Mitrovicës, ditë më parë Agim Bahtiri ia kishte dorëzuar peticionin krytarit të Kuvendit, Kadri Veseli. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment