Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili do të marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tё thirrur nga Rusia e Serbia, e ku do të flitet për transformimin e FSK-së nё Ushtri tё Kosovёs, tha se kjo forcë nuk duhet të frikësojë askënd, raporton Kabllogrami
“Do të marr pjesë në një takim urgjent të thirrur për Kosovën. E vërteta duhet të thuhet, transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës nuk është një arsye për t’u frikësuar, por për të festuar. Përkushtimi i Kosovës është të kemi institucione multietnike. Fokusi ynë është tani në dialog dhe për ulësen e Kosovë në OKB”, ka thёnё Thaçi në Twitter. /©Kabllogrami/