Thaçi e shpërndan foton e Remit në Hagë, komentuesit: Ti e çove atje

Presidenti Hashim Thaçi ka shpërndarë në Facebook një foto të ish-komandantit të UÇK’së Rrustem Mustafa-Remi. Fotoja ku Remi shihet duke përshëndetur me dorë është bërë në Hagë, atje ku ai sot u intervistua nga Prokurori Special. Kjo ka bërë që komentuesit ta akuzojnë Thaçin.

‘Foto e ditës’ është mbishkrimi i presidentit Thaçi në një fotografi të Remit nga Haga.

Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, është edhe zyrtarisht personi i parë që u intervistua nga Gjykata Speciale.

Kjo ka bërë që komentuesit t’ia kujtojnë Thaçit se ishte ai që përkrahu tribunalin dhe i detyroi deputetët me zor ta votojnë Gjykatën Speciale.

‘Pak po të doket që e çove atje e tash edhe reklamë po i bën’, shkruan ndër të tjera një nga qytetarët komentues. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment