Vula presidenciale e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, është hequr nga dekoratat dhe komunikimet me ndërkombëtarë qysh kur në krye të Presidencës ka ardhur Hashim Thaçi.
Ndonëse vula me flamurin dardan ende qëndron në krye të ueb-faqes zyrtare të Presidencës dhe në komunikata të dërguara mediave, ajo nuk figuron edhe në letrën zyrtare të Thaçit dërguar presidentit amerikan, Donald Trump, por as në çmimet dhe dekoratat që ua ka ndarë personaliteteve të ndryshme kohët e fundit.
Vula e presidentit Rugova nuk është më nëpër të gjitha modelet e dekoratave, mirënjohjet, medalje, çmimet dhe titujt e nderit që shpërndan presidenti Hashim Thaçi kohëve të fundit, shkruan Indeksonline.
Vula e ish-presidentit Rugova e cila ishte dizajnuar qysh në vitin 1992 ku për bazë e ka flamurin dardan, është hequr edhe nëpër aktivitetet e presidentit të tanishëm, gjë që edhe njëherë shpërfaq veprimtarinë destruktive të presidentit akoma në detyrë, ndaj shtetit dhe popullit që përfaqëson. /©Kabllogrami/