Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në këtë kohë kur po vazhdon të jetë në fuqi tarifa 100 % ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, e ka dekretuar Marrëveshjen për Tregti të Lirë me Turqinë.
Presidenti Thaçi e ka nënshkruar më 11 qershor të këtij viti dekretin që përfundimisht ratifikon marrëveshjen e tregtisë së lirë me Turqinë, e cila është nënshkruar më 27 shtator të vitit 2013, ndërsa është pranuar në Zyrën e Presidentit të Kosovës më 4 prill të këtij viti.
“Marrëveshja e ratifikuar i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për njoftim, në përputhje me nenin 18, paragrafi 3 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, shkruan në dekret. Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është bërë publik edhe në Gazetën Zyrtare të Qeverisë së Kosovës, më 13 qershor 2019.
Të dhënat nga tregtia e mallrave në Kosovë, në vitin 2018, tregojnë për një deficit tejet të lartë tregtar në vlerë prej 2.9 milionë euro në dëm të Kosovës, por kur është brengosur Thaҫi realisht për mirëqenien e Kosovës dhe qytetarëve të saj!? Pra, gjatë këtij viti pati bilanc negativ sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjerësa Turqia ishte ndër vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në Kosovë.
Në vend se të promovohet hapja e vendeve të reja të punës dhe stimilimi i prodhimit vendor që të mos na ikë rinia jashtë vendit, krerët e vendit e bëjnë pikërisht të kundërtën. Mbase qëllimi i tyre real krahas pasurimit personal dhe të një grupi të vogël që e mbajnë rreth vetes për t’ju kryer punë të pista, është pikërisht qëllimi i shkatërrimit të shtetësisë së Kosovës, të paktën kështu po flasin indikatorët. Ju lumtë trima e patriota!?/©Kabllogrami/