Prodhuesi amerikan i njohur i veturave, Tesla, arriti të shesë mbi 100,000 kopje të veturës së vet më të lirë elektrike – Modeli 3 në SHBA në një vit kalendarik që është rezultat të cilit asnjëra prej veturave elektrike nuk i janë afruar ende.
Në 11 muajt e parë të vitit 2018, në SHBA janë shitur 114,472 njësi të modelit 3, duke e lënë këtë veturë shumë para konkurrentëve të saj. Vetëm në nëntor, 18.650 njësi u janë dërguar klientëve amerikanë.
Zhvendosja në procesin e prodhimit të Modelit 3 të bërë në vetëm një vit tregon se në nëntor të 2017-ës vetëm 337 kopje të kësaj veture u dorëzuan. Përndryshe, “rekordi elektrik” i mëparshëm në shitje për një vit ishte Nissan Leaf – ky model u ble në vitin 2014 nga 30.200 amerikanë, transmeton ksp. Modeli 3 ka tejkaluar këtë rezultat pothuajse katër herë dhe deri në fund të vitit rezultati i shitjes do të jetë edhe më i mirë.
Në ofertën e saj, Tesla ka dy vetura më të shtrenjta – Modeli S dhe Modeli X. Në muajin nëntor, konsumatorët në SHBA blenë 2.750 modele S dhe 3,200 Modele X, ndërsa në 11 muajt e parë Tesla shiti gjithsej 160,000 vetura elektrike nga tё gjitha modelet e saj: Model 3; S dhe X. /©Kabllogrami/