Të gjitha rrugët në Kosovë, të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit /MIT/, njofton se përkundër reshjeve të borës dje dhe sot të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve. Kompanitë e kontraktuara dhe ekipet e MIT-it janë në terren gjatë gjithë kohës duke pastruar rrugët nacionale, regjionale dhe autostradat.

Për shkak të reshjeve të pandërprera dhe rënies së temperaturave në vazhdimësi, mund të ketë ndonjë vështirësi në qarkullim, veçanërisht në zona malore, thonë në MIT. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment