Reperja e njohur kosovare, Tayna, duket se inspirimin për veshjen e saj të fundit e ka gjetur te reperja e famshme amerikane, Nicki Minaj.
Kostumi ngjyrë rozë duket i vështirë për tu duruar në trup, por i thekson bukur linjat trupore te të dyja reperet, bën të ditur emisioni “Express” i televizionit KTV.
Performuesja e repit vitin e kalur arriti të bëhet e famshme në botën shqiptare me disa këngë të saj të shoqëruara me video klipe, të cilat u pëlqyen shumë nga publiku shqiptar dhe jo vetëm, derisa edhe këtë vit Tayna nuk e ka në plan të ndalet dhe si duket do të vazhdojë drejt suksesit me të njejtin ritëm. /©Kabllogrami/