Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka konfirmuar se nesër do të ketë udhëtim zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Kabllogrami
“Do të shkoj në vizitë zyrtare në SHBA. Çdo vizitë e çdo personaliteti në SHBA është pozitive. Aleati kryesor i ynë në shtet-ndërtim janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nё rrugёn pёr fuqizimin e shtetit dhe në rrugëtimin tonë euroatlantik, aty janë edhe SHBA-të. Kam takime në Uashington, në Nju Jork, do të kem takime edhe në shtetin e Iowas, një shtet me të cilin i kemi raportet reciproke shumë pozitive në shumë lëmi”, ka thënë ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, duke mos dhënë më shumë detaje rreth takimeve dhe temave për të cilat do të bisedohet. /©Kabllogrami/