Portali gjerman 20 Minuten ka publikuar një video të bërë nga një nga pasagjerët e aeroplanit që pësoi turbulenca, që tregon dhe dëshmon për këtë ngjarje të rëndë dhe shqetësimet e mëdha që ua shkaktoi pasagjerëve, bën të ditur Kabllogrami.
Thuhet se 10 persona janë lënduar si pasojë e turbulencave të mëdha në avionin që qarkullonte në vijën e rregullt ajrore Basel-Prishtinë.
Gjendja e udhëtarëve tash për tash raportohet të mos jetë në rrezik për jetë.
Videon e postuar nga portali gjerman 20 Minuten mund ta shihni duke klikuar këtu
©Kabllogrami