Surroi: Rama një provokator estetik, që kurrë s’ka ditur të jetë burrë shteti

Publicisti Veton Surroi i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “A show” të Adi Krastës e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama, një provokator estetik. Provokatori estetik është më i fortë në sjelljen e tij se sa vendosja e parimeve (të tij) të burrështetësisë.

“Unë mendoj saktësisht ashtu. Shqipëria ka pasur një evoluim estetik, një urbanizim të theksuar, një lloj hapje ndaj frymëve të botës. Një nga personat përgjegjës për këtë është dhe kryeministri Rama. Më ka rezultuar një provokim estetik dhe kjo ka vënë në lëvizje një gjeneratë të re që është rritur me provokimin estetik dhe kjo është shumë mirë”, deklaroi ai.

Ndërkohë që idesë për ta quajtur kryeministrin Rama burrë, Surroi ka rezerva. Lidhur me këtë, Surroi tha se Rama ka gabuar, pasi nuk është shprehur për çështjen e kufijve Kosovë-Serbi.

“Kryeministri i Shqipërisë një burrë shteti? Pyetje me vend, e cila vështirë se do të marrë përgjigje. Provokatori estetik është më i fortë në sjelljen e tij se sa vendosja e parimeve të burrështetësisë. Këtu janë dy problemet që dua t’i shoh. Kryeministri i tanishëm ka bërë një gabim, duke u rreshtuar me një ide krejtësisht të gabuar, e cila nuk ka as origjinë dhe as interes ndër shqiptar, ky është këmbimi i territoreve”, tha Surroi.

Ai foli dhe për pritshmërinë që përcjell dhe tha se, ajo nënkupton ndryshim. “Detyra jonë është të krijojmë pritshmëri, sepse nënkuptojnë ndryshim. Detyra jonë të krijojmë kapacitetin mendor të ndryshimit. Është mundësia që të tërheqim, shoqërinë, individin nga gremina që gjithnjë e kemi shumë afër”, u shpreh më tej ai. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment