Ambasada e SHBA në Athinë është sulmuar në orët e para të dites se sotme, nga pjesëtarë të grupimit anarkist “Rubikon”, transmeton abcnews njoftimet nga Greqia.
Sulmi u krye në orën 03.30 në hyrje të parkingut të ambasadës, që ruhet nga personeli i sigurisë i përfaqësisë diplomatike amerikane.
Anarkistët hodhën drejt mureve dhe dyerve shishe e tullumbace të mbushura me bojë të kuqe. Tetë persona janë shoqëruar në polici si të dyshuar per kete akt. Anarkistët publikuan një komunikatë, ku shpjegojnë se sulmi u krye si reagim ndaj politikës së SHBA-ve në Siri dhe në rajonin e Ballkanit. Ambasada e SHBA është objekti që ruhet më sё miri në Athinë. Në vitet 1996 dhe 2007, godina e ambasadës është goditur me predha, duke pësuar vetëm dëme materiale. /©Kabllogrami/