Në këtë takim të gjithë përfaqësuesit institucional janë pajtuar që në ditët në vijim studentëve banues t’u mundësohet tërheqja e gjërave personale të tyre të mbetura në konvikte.
Në komunikatë të MSH-së thuhet “Duke filluar nga data 18.05.2020 deri me datën 23.05.2020 u lejohet studentëve tërheqja e gjësendeve për banuesit e konvikteve 1, 2, 3, 4, 5 dhe 8, ndërsa konviktet 6 dhe 7 nuk janë të përfshira në këto data për arsye se për momentin janë me persona të karantinuar.
Duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska dhe doreza).
Kurse studentët banues të cilët janë jashtë Kosovës ,tërheqjen e gjërave personale mund t’a bëjnë pas hapjes së kufijve”.
Të gjitha informacionet e tjera studentët mund t’i marrin në linkun e mëposhtëm:
https://drive.google.com/file/d/1YNUd-7Qav-sS9qCXm6_SNwgOR722O7Kx/view?fbclid=IwAR3kgz7Pr_HEibZKjVSgMV_RolYG-p40z-t_oN1SH627C8TaY6VHX_sAU9w
@Kabllogrami