Sot vazhduan protestat edhe më masive në Serbi kundër dyshes kriminale Vuçiq-Daçiq

Me mijëra protestues kanë dalur sërish në rrugët e qyteteve të Serbisë kundër presidentit të tyre, Aleksander Vuçiq. Në duar e tyre ata kanë mbajtur pankarta në të cilat janë shkruajtur premtimet e pa realizuara gjatë mandatit të Vuçiq në krye të presidencës serbe.

Përveq premtimeve për reforma dhe pensione, protestuesit ia kanë përmendur Vuçiqit edhe zbardhjen e vrasjes së ish-liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, duke aluduar se ai e di më së mirë kush e vrau Oliver Ivanoviqin, pasi që në Serbi ngaa shumë qytetarë dhe nga partitë opozitare dyshohet se pikërisht Vuçiq ishte urdhër – dhënësi i vrasjes.

Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit të kaluar në Mitrovicën e Veriut, ndërkaq që rasti ende është nën hetime, por që zbardhjes së plotë të rastit s’po i shihet fundi.

Protestat në rrugët e Beogradit po vazhdojnë tash e një kohë të gjatë ditëve të vikendit (të shtunave) dhe janë masivizuar shumë për çdo javë, si dhe janë zgjeruar në shumicën e qyteteve tjera në Serbi me protestues të cilët kërkojnë dorëheqjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Por si dëshmi se Serbia s’po mundet assesi të largohet nga mendësia fashiste, janë thirrjet e po kësaj opozite serbe në këto protesta, kundër njohjes së Kosovës dhe mos pranimit të krimeve serbe të kryera ndaj popullit të Kosovës gjatë fushatatve gjenocidiale serbe në vitet ’90 të shekullit të kaluar. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment