OKB-ja vendosi 11 korrikun si Ditën e Popullsisë së Botës, për t’u kujtuar njerëzve se çdo njeri është i dobishëm, por ekziston vetëm një tokë për të gjithë.
OKB-ja parashikon se numri i njerëzve në botë deri në vitin 2050 pritet të shkojë në 9 miliardë.
Por krahas këtyre parashikimeve askush nuk mund të thotë me siguri të plotë se çfarë pasoja do të ketë rritja e popullsisë së botës në mënyrën tonë të jetesës, por një gjë është e qartë “Nëse të gjithë njerëzit sot do të kishin të njëjtin stil jetese siç e kanë shtresat e mesme në vendet e pasura industriale, atëherë presioni ndaj burimeve të planetit tonë të kaltër do të rritej pamasë”.
Pacifistët anë e kënd globit kërkojnë që kjo ditë të kremtohet në paqe kudo në botë, mirëpo janë edhe për një planifikim të familjeve të reja në mënyrë që të mbajnë sado pak nën kontroll rritjen pa kriter të natalitetit nëpër vende të ndryshme të botës që pastaj po krijon disbalanca dhe gjendje potenciale krize që mund të eskalojnë në luftëra dhe konflikte të armatosuara. /©Kabllogrami/