Sot ora e parë e mësimit i kushtohet pёrkujtimit pёr ish presidentin amerikan George Bush dhe raporteve Kosovë – SHBA

Në shenjë respekti, mirënjohje dhe vlerësimi për veprimtarinë politike të ish presidentit amerikan, z. George Bush i vjetri, dhe në funksion të fuqizimit të raporteve mes shtetit të Kosovës dhe SHBA-sё, Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka vendosur që sot në orën e parë të mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës të mësohet për raportet Kosovë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Kabllogrami

Vendimin e ministrit mund ta lexoni mё poshtё:

Vendimi i ministrit:

“Të dashur qytetarë, nxënës e mësimdhënës,

Në shenjë respekti, mirënjohje dhe vlerësimi për veprimtarinë politike të ish presidentit amerikan , z. George H.W Bush, në funksion të fuqizimit të raporteve mes shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përkushtimit të tij për faktorizimin e çështjes së Kosovës në momente të rëndësishme historike, kam marrë vendim që të mërkurën, më 5 dhjetor 2018, të gjitha institucionet e arsimit para universitar, orën e parë të mësimit t’ia kushtojnë raporteve të mira historike në mes Kosovës dhe SHBA-ve, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që i është dhënë vendit tonë gjatë procesit të çlirimit, pavarësimit dhe shtet ndërtimit” thuhet nё vendim tё ministrit. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment