Sot në vendin tonë, mot me diell e vranësira kalimtare

Sot moti do të jetë kryesisht me diell, por mund të ketë vend-vende edhe vranësira kalimtare. Ky është parashikimi që jep Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës, përcjell Kabllogrami.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, mbi vlerat e mesatares do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme gjatë tërë ditës, që nënkupton se kontakti direkt me diellin nuk paraqet rrezik për personat që kanë probleme nga sëmundjet të ndryshme kronike. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment