Sot në Kosovë parashikohet mot i kthjellët dhe me diell

Sot moti do të jetë më i qetë i shoqëruar me kthjellime dhe me diell, për dallim nga dita e djeshme ku pati vranësira dhe reshje të dendura me erëra të forta që në disa vende shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë celsius.

Do të fryjë erë herë–herë me vrull nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-12m/s. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment