Sot në Ҫeki, Kosova në sfidën vendimtare për kualifikim

Sonte Kosova do të përballet në udhëtim me Republikën Çeke, ndeshje që zhvillohet nga ora 20:45, raporton gazeta online Kabllogrami.

Kjo ndeshje është vendimtare, pasi Dardanët duhet të fitojnë për të shpresuar në kualifikim, sepse Çekët kanë një pikë më shumë në grup, derisa ndeshjen e fundit në grup Ҫekia e luan me Bullgarinë që konsiderohet si sfidë më e lehtë derisa, Kosova në ndeshjen e fundit në grup e pret Anglinë favorite që ka dominuar deri tash grupin dhe thuajse ka siguruar kualifikimin.

Barazimi do të vështirësonte shumë gjasat për Kosovën drejt kualifikimit në Evropian.

Trajneri Bernard Challandes për këtë sfidë, por edhe atë me Anglinë, nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin kryesor të saj Vedat Muriqin për shkak të problemeve fizike të tij.

Milot Rashica theksoi se Muriqi është një mungesë e madhe për Kosovën dhe se skuadra do të kërkojë të fitojë për të dhe për lojtarët e tjerë të dëmtuar.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga gjyqtarë italianë me kryesor Gianluca Rocchin, ndërkohë që ndihmës të tij janë Filippo Melli dhe Ciro Carbone. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment