Liverpooli do të përballet të mërkurën me Chelsean në ndeshjen e Superkupës së Evropës, ndërsa skuadrat angleze po synojnë të nisin stinorin me trofe të fituar.
Është hera e parë që dy skuadra angleze do të përballen në një ndeshje të Superkupës së UEFA-s, ndonëse është hera e pestë në gjashtë stinorë që dy rivalë nga i njëjti shtet përballen në finalen e Superkupës.
Liverpooli si fitues i Ligës së Kampionëve vlerësohet favorit përballë Chelsea-t, fitues i Ligës së Evropës. Por edhe Chelsea është përforcuar këtë stinor, ndonëse ka humbur Hazardin dhe parashihet një lojë e fortë me gjasa të barabarta për fitimin e trofeut.
Derisa Liverpooli ka mbajtur skuadrën që e kishte stinorin e kaluar, siҫ thamë, Chelsea ka humbur lojtarin kryesor Eden Hazard, që është transferuar te Real Madridi.
Ndeshja të mërkurën do të luhet në stadiumin “Vodafone” të Beshkiktashit në Stamboll. /©Kabllogrami/