Sot dita “D” për Shqipërinë e Maqedoninë Veriore për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian pritet që sot të japin vendimin për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Duket se fati i Shqipërisë tashmë është përcaktuar, pasi një prej vendeve të BE-së si Holanda ka votuar në Parlamentin e saj kundër hapjes së negociatave.

Nga ana tjetër ekziston një dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Jashtëm shqiptar Gent Cakaj pret një përgjigje pozitive për të dy vendet.

Ai përjashton kategorisht mundësinë e ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, duke theksuar se kjo e fundit ka përmbushur të gjitha kushtet.

Vendimi do të merret gjatë samitit që do të zhvillohet sot në Luksemburg, derisa shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini bëri thirrje për një vendim pozitiv për dy vendet. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment