Ole Gunnar Solskjaer e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij si trajner i Manchester Unitedit, duke shënuar fitore të thellë në udhëtim te Cardiffi, bёn tё ditur Kabllogrami
Ole Gunnar Solskjaer e ka nisur për mrekulli për Manchester United. Pasi qё e zëvendësoi Mourinhon e shkarkuar, shënoi fitore qysh nё ndeshjen e parё zyrtare me Man.Utd., nё udhёtim tё Cardiffi me rezultat 1 me 5.
Rashford, Herrera, Martial shënuan nga një gol, derisa dy herë shënoi Lingardi. Pogba bëri dy asistime në këtë takim. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Camarasa.
Kjo fitore kishte vlerё emocionale për Solskjaer edhe për faktin se Cardiff ishte skuadra që e shkarkoi së fundmi atë.
Pas xhiros sё 18, tani nё vendin e gjashtë Unitedi tani ka 29 pikë, e Cardiffi në vendin e 17 ka 14 pikë. /©Kabllogrami/