Skitarja amerikane, Mikaela Shiffrin, po vazhdon të bëjë histori. Ajo ka barazuar rekordin për fitore të shënuara në Kupën e Botës në disiplinën e sllallomit në skijim alpin, duke regjistruar të shtunën në Courchevel të Francës fitoren e 35-të në këtë disiplinë dhe të 50-n në përgjithësi në garat e Kupës së Botës.
Shiffrin triumfoi për 0.29 sekonda para sllovakes Petra Vlhova. Vlhova ka dalë e dyta në tri garat e sllallomit këtë stinor, bёn tё ditur Koha Ditore.
Shiffrin ka barazuar rekordin e skitares së saj të preferuar, austriakes Marlies Schild që po ashtu kishte fituar 35 gara të sllallomit në Kupën e Botës. Fitoren e fundit në sllallom Schild e shënoi në dhjetor të vitit 2013, në moshën 32-vjeçare. Shiffrin ende është 23-vjeçare dhe mbush 24 vjet në mars.
Ajo, po ashtu, është më e reja nga tetë skitarë, katër meshkuj dhe katër femra, që kanë fituar 50 e më tepër gara të Kupës së Botës në përgjithësi. Legjenda suedeze Ingemak Stenmark mban rekordin me 86 fitore. /©Kabllogrami/