S’ka liberalizim vizash për Kosovën, BE kërcënon edhe vendet që kanë liberalizim

Bashkimi Evropian u ka kërkuar vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të partneritetit lindor, që gëzojnë liberalizimin e vizave në zonën Shengen, të ndërmarrin masa të mëtejshme për të trajtuar migracionin e parregullt.

BE-ja i kërkoi Gjeorgjisë të bëjë më shumë për të parandaluar aplikimet e pabazuara për azil si dhe Ukrainës të rritë luftën kundër korrupsionit.

Gjithashtu, zyrtarët e BE-së kanë thënë se migrimi i parregullt nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina mbetet i lartë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor morën liberalizimin e vizave në 2009-10, pasuar nga Moldavia në 2014 dhe Gjeorgji dhe Ukrainë në vitin 2017. Qytetarët e Kosovës ende nuk kanë regjim pa viza, pavarësisht një raporti pozitiv nga Komisioni Evropian më parë këtë vit.

Disa vende anëtare të BE-së, ngurrojnë t’i japin ndonjë përfitim Prishtinës para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në maj 2019, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, në kushte anonimiteti zyrtarët dhe diplomatët e BE-së.

Comments (0)
Add Comment