Si ta shmangim ftohjen dhe gripin gjatё kёtij dimri

Pavarësisht nëse prekeni nga të ftohtit apo gripi, ju keni mënyra për t’i kapërcyer ato, thonë ekspertët.

Para së gjithash, mos u bёni panikё, pasi është krejtësisht e gabuar në rastin e ftohjes. Nëse keni ethe, mos mbani shumë rroba, mos u mbuloni me një grumbull batanijesh dhe mos pini çaj të zier, pasi temperatura juaj do të rritet edhe më shumë.

Nëse është e mundur, hapni dritaren për disa minuta, vishni rroba pambuku dhe pini një limonadë të ftohtë, transmeton kp.

Nëse ju kolliteni, kjo nuk do të thotë se ju duhet të qëndroni shtrirë në shtrat. Gjumi i plotë lejon që në mushkëri të grumbullohet këlbaza që mund të çojë në bronkit dhe pneumoni. Për të mos ndodhur kjo, një shëtitje rreth lagjes do të ishte e mjaftueshme.

Është e dëshirueshme për të shmangur ushqimet e rënda dhe të yndyrshme, pasi gjatë tretjes ato i marrin forcën organizmit. Duke pasur parasysh se virusit tё gripit nuk i pëlqejnё lёngjet e gazuara, mjekët rekomandojnë marrjen e ujit mineral pa gaz me limon, i cili është njëkohësisht pastrues i përsosur i mëlçisë. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment