Si i komenton Vuçiqi ndërrimet e ambasadorëve të fuqive të mëdha në Beograd

Pesë fuqitë e mëdha që janë anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB i kanë ndërruar ambasadorët e tyre në Beograd. Mediat serbe e kanë pyetur Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq nëse kjo i bie që do të përshpejtohet procesi i marrëveshjes Kosocë – Serbi, ai këtë e ka komentuar me humor duke thënë se ata s’janë në shtetin serb që t’i verifikojnë kushtet klimatike, por janë për faktin se priten gjëra të rëndësishme.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka komentuar ndërrimet e ambasadorëve të Fuqivë të Mëdha në Serbi duke thëne se kjo është një shenjë se pritet të ndodhin gjëra të rëndësishme.

Vuçiq më këtë rast e ka falënderuar ambasadorin francez në largim duke thënë se ai ka qenë ambasadori më i mirë që Franca ka pasur në Serbi.

“Unë me këta njerëz kam pasur nganjëherë biseda të vështira. Nuk u lëshoj pe ambasadorëve, por kur bëjnë gjëra të mira unë flas për këtë” ka thënë Vuçiq, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq ka komentuar edhe për ambasadorin amerikan në largim Kyle Scott duke thënë se ai nuk është i popullarizuar por ka theksuar se nuk do ta harrojë asnjëherë angazhimin e tij për ta çuar në Serbi një kompani të IT që ka punësuar dhe trajnuar ekspertët serbë në fushën e tekonologjisë informative. Po ashtu Vuçiq e ka vlerësuar edhe mbështetjen e Scott për një projekt të Emirateve të Bashkuara Arabe “Beogradi në ujë” që sipas tij të gjithë e kanë kundërshtuar në Serbi.

Duke komentuar emërimin e Aleksandar Botsan –Kharchenko të Rusisë në Beograd, Vuçiq ka thënë se ai është ambasadori më i fuqishëm dhe më i shkëlqyer rus. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment