Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Musatafa, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në “Facebook”, duke thënë se pas analizave të kryera ka rezultuar pozitiv me koronavirus, teksa thotë se nuk vëren ndonjë shqetësim shëndetësor përveç plogështisë.
“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim do të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal”, ka shkruar ai.
Ditë më parë edhe disa deputetë të LDK-së rezultuan pozitivë me koronavirus. Meqë virusi Corona i paska katandisur kaq shumë zyrtatrët më të lartë të LDK-së, shtrohet pyetja logjike por edhe ironike: A thua këta zyrtarë, përfshirë edhe liderin e tyre z. Mustafa kanë marrë pjesë fshehurazi e të maskuar në tubimin e LVV-së muajin e kaluar, pasi që trumbetonin pa pra kundër atij tubimi, mbase për faktin se ishin të tmerruar nga numri i madh i pjesëmarrësve në atë protestë!/ ©Kabllogrami