Karl Lagerfeld ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Pas themelueses Coco Chanel, emri i tij ishte më i rëndësishmi për më shumë se 3 dekada të “Chanel”. Stilisti ikonik, i cili ishte gjithashtu drejtori artistik i shtëpisë së modës së lartë “Chanel” ka vdekur pas ndërlikimeve që ka patur javët e fundit me shëndetin.
Sipas mediave franceze, Lagerfeld ka ndërruar jetë ditën e sotme. Në dy nga shfaqjet e fundit të Chanel-it, në janar të këtij viti stilisti nuk ishte i pranishëm, por përfaqësues të tij e justifikuan mungesën duke thënë se ndihej thjesht i lodhur.
Këto ishin herët e para që ai nuk ishte prezent për të përshëndetur në pasarelë në fund të shfaqjes. Pas themelueses Coco Chanel, emri i tij ishte më i rëndësishmi për më shumë se 3 dekada të Chanel.
Veshja që e identifikonte ikonën e modës ishte gjithnjë një kostum i zi, flokët e bardha të kapura bisht dhe syze të errëta. /©Kabllogrami/