Reshjet e mëdha të borës që kanë filluar prej orëve të mbrëmjes së kaluar kanë vështirësuar qarkullimin në rrugët e Kosovës, e veçmas në magjistralen që lidh kryeqytetin me qytetet e tjera si Prizrenin, Pejën, Ferizajn dhe Mitrovicën, njofton Kabllogrami.
Bora po vazhdon tё bie dhe rrugët nuk po pastrohen nё mёnyrё tё shpejtё siç po e imponojnё kushtet atmosferike dhe kjo po paraqet vështirësi për qarkullimin e veturave, bёn tё ditur Kabllogrami
Javën e kaluar, për shkak të reshjeve të mëdha të borës, një veturë ka rrëshqitur në Ferizaj, ku kanë humbur jetën dy persona, derisa janё shёnuar me dhjetra aksidente tjera si pasojё e borёs dhe ngicave nёpёr rrugё.
Si pasojё kёrkohet njё efikasitet dhe azhurnitet I kompanive tё cilat kanё fituar tenderё tё majmё pёr mirёmbajtjen e rrugёve. Pikёrisht kjo ёshtё koha kur duhet tё veprojnё ata. /©Kabllogrami/