Shqipëria renditet e treta në rajon, e 24-ta në NATO dhe e 92-ta në botë për nga fuqia ushtarake, është bërë e ditur para pak kohe nga ‘Indeksi i Fuqisë Ushtarake’ që analizon 127 vende të botës duke i listuar në bazë të fuqisë ushtarake, shkruan portali Global Firepower, i cili merret me analizën e të dhënave mbi shkathtësitë ushtarake të vendeve të ndryshme të botës, përcjell Kabllogrami
Nga vendet e rajonit Shqipëria lë pas Maqedoninë, e renditur e 116-ta në botë dhe Bosnjë-Hercegovinën në vendin e 121-të. Ndërkohë, Serbia renditet e 83-ta dhe Kroacia e 67-ta në botë. Kosova dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e listës, kurse Greqia renditet në vendin e 28-të në botë dhe Turqia në vendin e 8-të.
Tre vendet e para të listës janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kina. Këto janë të dhënat e Indeksit të Fuqisë Ushtarake që analizon 127 vende të botës duke i listuar në bazë të fuqisë ushtarake. /©kabllogrami.com/