Shqipëria dhe Kosova ngriten më lartë në ranglistën e FIFA-s

FIFA ka publikuar renditjen e re në ranglistën botërore të kombëtareve, ku vërehet sërish një ngritje e Përfaqësueses së Kosovës.

Në ranglistën e re botërore të FIFA-s nuk ka ndryshime të theksuara në top 10 kombëtaret më të mira në botë.

Primati vazhdon të mbahet nga kombëtarja e Belgjikës, e cila tani pasohet nga Brazili e pastaj nga Franca, Anglia dhe Uruguai. Në pozitën e gjashtë gjendet Portugalia, ndërsa pas tyre vjen Kroacia, Kolumbia, Spanja dhe Argjentina, njofton Telegrafi.

Edhe Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar ngritje në ranglistën e re të FIFA-s. Kosova tani gjendet në vendin e 120 me 1149 pikë, ndërsa ngjitje për dy pozita ka pasur edhe Shqipëria.

Kombëtarja e Shqipërisë ishte në pozitën e 66-të, ndërsa tani renditet e 64-ta me 1362 pikë. 

©Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment