Kryetari i PSD’së, Shpend Ahmeti ka kërkuar nga Shefi i Grupit Parlamentar të PSD’së, Dardan Sejdiu, të flasë sikur Kadri Veseli kur argumenton se pse duhet të votohet buxheti i Shtetit. Ka thënë se PSD duhet të japë argumentin e njëjtë që e ka thënë Kadri Veseli kur ka thënë se PSD e ka përjashtuar Listës Srpska nga vendimmarrja.
“Në qoftë se ka hapësirë e kisha shtuar edhe pjesën që po ta lenim buxhetin në leximin e parë në fatin e listës serbe, do të rrezikoheshin edhe taksa edhe veprimet e tjera që i kemi ndërmarrë në Kosovë në muajt e fundit, diçka qeshtu..qysh tha Kadrija në takim veç PSD e ka përjashtu komplet listën serbe edhe për këtë ua kemi borxh”, ka shkruar Ahmeti në SMS të publikuar nga KosovaPress.
SMS i ishte drejtuar Dardan Sejdiut por ai nuk ishte përgjigjur.
Menjëherë ka reaguar deputeti tjetër i PSD’se, Dardan Molliqaj, i cili ka pyetur se çka kanë borxh.
PSD qё tashmё po konsiderohet si ‘pozitё+’ vendosi të përkrahë Qeverinë në dialog dhe buxhet, por ende s’ka vendosur të marrë pozita qeveritare.
Shpend Ahmeti u nda nga Lëviza Vetëvendosje me 12 deputetë me të cilët u katapultuan nё PSD-nё e Kaqusha Jasharit, prej ku morёn krejt partinё nё dorё.
Aktualisht, PSD ka qenё qelёsi pёr krijimin e ekipit negociator me Serbinë, duke u kundёrshtuar ashpёr nga opozita, LDK dhe LVV – ku prej kёsaj tё fundit rrёmbyen mandatet e deputetit tё cilat sipas pёrllograritjeve s’do tё mund t’i fitonin kurrё. /©Kabllogrami/