Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës solidarizohet me aktorët e Tiranës dhe Shqipërisë

Me një aksion simbolik të organizuar sot gjatë ditës para Teatrit Kombëtarë të Kosovës, Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës është solidarizuar me protestat e artistëve nga Tiranas dhe gjithë Shqipëria për shembjen e objektit të Teatrit Kombëtar të Tiranës ndër objektet më domethënëse të Tiranës dhe kulturës Shqipëtare.

Këta të fundit po kundërshtojnë veprimin e pa logjikshëm dhe të dëmshëm të Qeverisë shqiptare dhe Bashkësisë së Tiranës.

Thirrjet dhe parollat e protestuesve ishin “Muret i shembët, por jo Teatrin”, “Unë jam Teatri”, ku me dhjetëra qytetarë e artistë për më shumë se 10 minuta kanë qëndruar me pankartat në duar, duke respektuar distancën fizike, në shenjat e kuqe që janë bërë te sheshi “Skënderbeu”, në kryeqytet.

Në shenjë solidarizimi kundër shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë”, Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri – Kukaj”, kanë anuluar shfaqjen “Skënderbeu ose dashuri dhe liri”, e cila ka qenë e planifikuar në kuadër të kalendarit online.

@Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment