Shfaqja kushtuar heroit Gjergj Kastriot Skenderbeu dhe gruas së tij fisnike, Donikës e cila paraqet virtytet e gruas shqiptare ndër shekuj u shfaq në tre turne të ndryshëm në mbarë botën.
Në emisionin Talk të KTV-së i ftuar ishte aktori dhe regjisori shqiptaro-amerikan Xhevat Limani që realizoi kohë më parë një dramë-teatrore mbreslënëse për Gjergj Kastriotin. Në emision regjisori ishte bashkë me vajzën e tij, sopranon Era Hoxha, e cila luan rolin e Donikës në këtë shfaqje.
Mirëpo shfaqja, ndonëse u shfaq me shumë interesim dhe respekt në botën mbarë, ajo dështoi të luhej në Turqi dhe në Serbi. Artisti Limani sqaroi arsyet pse dështoi shfaqja pikërisht në këto dy vende edhe pse kishte ftesën të shkonte dhe të paguhej mjaft mirë. A është tendenca e tyre për “modifikimin” e historisë faktor poshtërimi ndaj kombit shqiptar duke mohuar të vërtetat historike, dhe pse pikërisht këto dy shtete bëjnë ojna dhe a do të thotë kjo se të njejtat mbesin armiqtë më të mëdhenjë të kombit shqiptar. Dukuri kjo që kërkon analizë dhe studim të thellë.
Megjithatë, ai nuk deshi që të ndërhynte në tekst dhe t’i hiqte pjesët që kërkoheshin nga autoritetet e këtyre dy vendeve, duke insistuar që historia s’mund të modifikohet e ndryshohet, por duhet të interpretohet ashtu siç është dhe siç kanë ndodhur ngjarjet në të vërtetë.
Ai dhe vajza e tij ndër të tjera folën edhe për mbresat dhe vizitën në Italinë Jugore ku jetojnë arbëreshët, rezistencën e tyre kundër asimilimit, përbuzjes e ironizimit të francezve për popullin shqiptar etj. /©Kabllogrami/