Një manifestues i “Jelekëve të Verdhë” ka mbetur i vrarë pasi u përplas nga një kamion në një aksident në lindje të Belgjikës. Kjo është vdekja e parë në Belgjikë që nga fillim i protestave, pasi inspirimit nga lëvizjet protestuese në Francë.
Viktima u përplas nga kamioni pasi nuk u pa nga shoferi i automjetit sipas mediave në vend.
Lëvizja e “Jelekëve të Verdhë” e krijuar në Francë në 17 nëntor, u përhap shumë shpejt dhe në Belgjikë sidomos në pjesën frankofone të vendit.
Protesta fillimisht nisi kundër çmimit të shtrenjtë të karburantëve e më pas u zgjerua me kërkesa të natyrës sociale për barazi më të madhe dhe të drejta më të dinjiteshme në punë. /©Kabllogrami/