Në Lezhë është përkujtuar 551-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në ceremoninë që u zhvillua në Memorialin e Skënderbeut, arqipeshkvi Angelo Massafra drejtoi një thirrje për të mos e braktisur Shqipërinë.
“Shqipëria është e mundur të bëhet, duke vlerësuar gjërat që kemi. Është një komb i mrekullueshëm në çdo aspekt, natyror, civil, e vlerash që kemi. Vetëm duke rregulluar diçka të vogël mund të ecim përpara. Të gjithë shqiptarët ta duan më shumë atdheun”, tha Angelo Massafra, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, transmeton TCH.
Memoriali i Skënderbeut u rihap të enjten pas 7 muajsh rikonstruksion, por nuk është përuruar ende. Në Lezhë, më 2 mars do të vendoset për herë të parë edhe shtatorja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, në qendër të sheshit që mban emrin e tij. /©Kabllogrami/