Shega, fruti qё shkatёrron tumoret

Një studim i kryer disa vite më parë në Izrael nga Michael Aviram, një biokimist, ka gjetur se ky fryt ka jo vetëm vlera terapeutike, por lufton edhe kancerin, duke qenë jashtëzakonisht i pasur në flavonoide, antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë zemrën dhe arteriet, transmeton Kabllogrami

Shegë është një burim i pasur i acidit ellagjik, një substancë e nxjerrë në dritë nga studimet dhe gjithashtu e pranishme tek mjedrat, luleshtrydhe dhe arra. Dhe është ky acid që sipas ekspertёve, do të shkaktojё vdekjen e qelizave të kancerit.

Një studim i kryer disa vite më parë në Izrael nga Michael Aviram, një biokimist, ka gjetur se ky fryt ka jo vetëm vlera terapeutike, por lufton edhe kancerin, duke qenë jashtëzakonisht i pasur në flavonoide, antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë zemrën dhe arteriet.

Sipas këtij studimi, por edhe një studimi të shkencëtarëve të Universitetit të Kalifornisë, lëngu i shegës është praktikisht toksik (helm) për qelizat e kancerit.

Konfirmimi në këtë kuptim vjen nga faqja britanike “Dailymail.co.uk” ku lexojmë se disa përbërës të lëngut në fjalë do të pengonin lëvizjen e qelizave të kancerit, përveç eleminimit të përhapjes së tyre. Zbulimi u bë nga një grup studiuesish nga Universiteti i Kalifornisë, i cili prezantoi rezultatet e studimit të tyre në Shoqatën Amerikane për Biologjinë e Qelizave në Filadelfia.

Më poshtë janë renditur përfitimet e frutit në lidhje me:

– kancerin e prostatës: lëngu i shegës ngadalëson progresin e kancerit të lartpërmendur.

Për më tepër, rritja konsumit të rregullt tek personat e operuar që i nënshtrohen radioterapisë forcon efektet e dobishme të trajtimit dhe shkurton ndjeshëm kohën e shërimit;

– kanceri i mushkërive: pirja e lëngut të shegës mund të ndihmojë në uljen e zhvillimit të qelizave të kancerit të mushkërive dhe është një ndihmë e çmuar për parandalimin;

– kanceri i gjirit: ndalimi i përhapjes së qelizave të kancerit të gjirit.

Përsëri është natyra ajo që i vjen në ndihmë të njeriut…/©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment