SHBA përgëzon Ramën për largimin e ambasadorit iranian

Këshilltari për siguri i Presidentit Trump, John Bolton ka njoftuar përmes rrjetit social Twitter se Shqipëria e ka përzënë ambasadorin e Iranit në Tiranë. Për këtë gjest SHBA-të kanë lavdëruar Edi Ramën, transmeton Kabllogrami

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo e përzuri ambasadorin iranian, duke i dhënë sinjal liderëve të Iranit se përkrahja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne qëndrojmë bashkë me Kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar që kundërshtojnë sjelljen e pamatur në Evropë dhe në gjithë globin”, ka shkruar Bolton në Twitter. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment