SHBA: NATO-ja do ta mbështesë Ushtrinë e Kosovës, taksa – politikë bilaterale mes dy shteteve

Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Kay Bailey Hutchison, ka thënë se NATO-ja do të vazhdojë të mbështesë ushtrinë e Kosovës.

Në një konferencë para nisjes së takimit të ministrave të Mbrojtjes në Bruksel, ambasadorja Hutchison ka thënë se NATO-ja do të punojë me qeverinë e Kosovës për t’u kujdesur që do të krijohet një forcë mbrojtëse shumë-etnike, ku janë të përfshira të gjitha minoritetet, raporton KTV.

Taksën ndaj Serbisë, ambasadorja amerikane e ka vlerësuar si politikë bilaterale ndërmjet dy shteteve. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment