Mediat në Angli vazhdojnë ta mbajnë fokusin te futbollisti kosovar-zviceran i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.Ylli i skuadrës së madhe ka dhënë një intervistë të gjerë për gazetën kryesore britanike, The Guardian, në të cilën ka folur edhe për Kosovën, transmeton Kabllogrami
Shaqiri ka thënë se të gjithë në klub po i thonë se tashmë është bërë legjendë e klubit, pas dy golave të fitores ndaj Unitedit. Ai pёr mediumin prestigjioz anglez, e ka përmendur faktin që ka lindur në Kosovë, ёshtё rritur nё Zvicёr dhe ka lidhje të veçanta me të dy shtetet, pёrcjell ktv.
“Mund ta shihni historinë time në këpucët që bartë, me dy flamuj. Shumë njerëz e kanë keqkuptuar këtë. Unë kam lindur në Kosovë dhe jam rritur në Zvicër. Disa njerëz mendojnë që nuk jap gjithçka për Zvicrën, sepse e kam flamurin e Kosovës në njërën këpucë, por e kanë gabim” ka thёnё Shaqiri.
“Flamuri i Zvicrës është në këpucën time të majtë, sepse shënoj me të, por kundër Unitedit, njërin gol e shënova me të majtën, kurse tjetrin me të djathtën, prandaj shënova për të dyja shtetet. Për Botëror i kisha flamujt më të mëdhenj, tani i kam më të vegjël, por ende janë aty”, ka thënë Shaqiri ndёr tё tjera. /©Kabllogrami/