Shaqiri e nis nga stoli, formacionet zyrtare

Liverpooli e pret Bayern Munichun në Anfield, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, derisa për kosovarin e Zvicrës, Xherdan Shaqirin, i cili do të përballët për herë të parë kundër ish-klubit të tij me të cilin fitoi Ligën e Kampionëve, emocionet duket të jenë të veçanta, shkruan Kabllogrami.

Xherdan Shaqiri do të përballët sonte për herë të parë kundër ish-klubit të tij, Bayern Munich, por ndeshjen do ta nisë nga stoli, me shumë mundësi që të aktivizohet në pjesën e dytë.

Shaqiri ka qenë pjesë e skuadrës historike të Bayern Munichut më 2013, e cila e fitoi tripletën duke triumfuar në çdo garë të mundshme atë sezon.

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Bayern Munichut, siç kemi shkruar më herët, zhvillohet sonte në orën 21:00 në Anfield.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Bayern Munich: Neuer, Kimmich, Süle, Hummels, Alaba, Thiago, Martínez, Gnabry, James, Coman, Lewandowski
Liverpool:

©Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment