Para përfaqësuesve të Bankës Botërore në Kosovë, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se do të mbetet në fuqi taksa prej 100 për qind e vendosur nga Kosova për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës , bёn tё ditur Kabllogrami
Shala deklaroi kështu gjatë konferencës për media të mbajtur lidhur fillimin e zbatimit të projektit të financuar nga Banka Botërore-CERP, që ndihmon bizneset të eksportojnë në tregjet e huaja, transmeton KosvaPress.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është sovrane, e pavarur, vendimet i merr vet, taksa do të vazhdojë të jetë në fuqi… Prej momentit kur Kosova është anëtarësuar (nё CEFTA), sekretariati i CEFTA-s i ka të gjitha ankesat që i ka dorëzuar Ministria e Tregtisë sa i përket barrierave me të cilat janë ballafaquar tregu i Kosovës, tregtarët, bizneset e Kosovës në raport me shtetet anëtare apo nënshkruese të CEFTA-s”, tha Shala. /©Kabllogrami/