Analisti Daniel Serwer, vlerësoi se Shtëpia e Bardhë është duke dhënë vetëm një stimulim në dialogun Kosovë-Serbi. Ai është shprehur optimist për një marrëveshje të mundshme që do të kishte njohje dhe shkëmbim ambasadorësh, por për anëtarësimin në OKB, nuk e sheh të mundshme tani për tani.
“Nuk kam parë ndonjë angazhim, se a do të ketë shpërblime dhe çmime nëse arrihet ndonjë marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha Serwer përmes Skype për televizionin publik të Kosovës, përcjell Kabllogrami.
Sipas tij, çmimi do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes dhe pritja në Shtëpinë e Bardhë. “Unë jam optimist për një marrëveshje të mundshme, por unë ende nuk shohë ndonjë zgjidhje të qartë për anëtarësimin e Kosovës në OKB, marrëveshje do të kishte njohje dhe shkëmbim të ambasadorësh, por për anëtarësimin në OKB, nuk e shoh tani për tani për shkak të Rusisë”, tha ai.
Sipas tij, marrëveshja është se Serbia duhet ta heqë Kosovën në rrugën e saj për BE. “Nuk do të ketë humbës apo fitues, do të jetë fitimtare për të dy vendet. Zgjidhja do të jetë njohje e ndërsjellët dhe dërgimin e ambasadorëve, do të jetë shumë e detajuar. Është vështirë të parashihen se çfarë detalesh do të jenë. Nuk do të jetë marrëveshje e thjeshtë. Pika përfundimtare është se duhet të zgjidhet çështja e njohjes së ndërsjellët ndërmjet dy shteteve”, ka thënë Serwer. /©Kabllogrami/