Serbia me paradë ushtarake ‘feston’ 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s

Mojsiloviq ndonëse përjashtoi mundësitë e ndërhyrjeve ushtarake në veri, ka pohuar se janë duke përgatitur një paradë të madhe ushtarake dhe policore në Nish.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq ka bërë të ditur se janë të pëgatitur plotësisht për t’ju përgjigjur çdo sfide të mundshme të sigurisë dhe krize në rajon.

Ai për televizionin publik serb ‘RTS’, përcjell gazeta express, ka thënë se kjo paradë është planifikuar saktësisht më 24 mars me rastin e 20 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s në ish Republikën Federale të Jugosllavisë.

“Sigurisht që ne nuk do të jemi në gjendje të ju tregojmë gjithë atë që ne posedojmë, por ne do të demonstrojmë aftësinë dhe gatishmërinë ushtarake e policore, për të treguar se ushtria është e përgatitur dhe e motivuar për të përmbushur të gjitha detyrat”, ka thënë Mojsiloviq gjeneral i ushtrisë serbe. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment